Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vlerësuar se kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, përfaqëson ndryshimin e vërtetë që kërkojnë qytetarët e kryeqytetit.

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi ka theksuar se edhe sonte, gjatë aktiviteteve zgjedhore, qytetarët e Prishtinës e kanë parë qartë se kush ofron vizionin, energjinë dhe drejtimin për një Prishtinë më të zhvilluar.

Ai ka shkruar:
“Edhe sonte, qytetarët e Kryeqytetit e panë dhe e dëgjuan qartë se kush e përfaqëson ndryshimin e vërtetë për Prishtinën. Uran Ismaili – kryetari i punës, i zgjidhjeve dhe i bashkimit, jo i konflikteve e përçarjeve.”

Krasniqi theksoi se PDK po e udhëheq një fushatë të bazuar në ide dhe zgjidhje konkrete për qytetarët, duke përçuar mesazhin e bashkimit dhe punës së përbashkët për të ardhmen e Prishtinës.