Memli Krasniqi për Gent Cakajn: Do të ishte nder ta kem në ekip

Kandidati për kryetar të PDK’së, Memli Krasniqi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë për politikanin Gent Cakaj, se do të ishte nder sikur ta kishte në ekipin e tij punues.

Krasniqi u shpreh shkurt dhe i bindur “Do të ishte nder ta kem në ekip”.

Pos Cakajt, Krasniqi tha se në ekipin e tij do të donte t’i kishte edhe Enver Hoxhajn e Vlora Citakun. Madje, nëse fiton, Krasniqi u shpreh i bindur se edhe do t’i ketë.

Tutje, Krasniqi ftoi edhe figura të tjera në PDK që t’i futen garës për të parin e PDK’së.

“Të shtunën unë do të dalë para PDK’së që t’ua prezantoj një platformë. Nëse ata pajtohen me bindjet e mia, atëherë pres të më mbështesin. Pres të ketë edhe kandidatë të tjerë, i ftoj të mos kenë mungesë të guximit. Edhe vetë kam pasur dilema, në fakt ka qenë shumë e vështirë. Mendoj që duhet me qenë një garë e hapur, jo rivalitet por konkurencë”, shtoi Krasniqi.