Në trevjetorin e kalimit në amshim të Adem Demaçit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar duke e quajtur “të pavdekshëm për Kosovën”.

Krasniqi ka theksuar “tre vjet pa Adem Demaçin, por përgjithmonë me kujtimin e mirënjohjen për jetën e tij tërë sakrificë e yrnek patriotizmi”.

Krasniqi në rrjetin social, ka shkruar si vijon: Tre vjet pa Adem Demaçin, por përgjithmonë me kujtimin e mirënjohjen për jetën e tij tërë sakrificë e yrnek patriotizmi. I pavdekshëm për Kosovën, historinë e së cilës e shkroi në mënyrë aq të veçantë.