Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur para përkrahësve në tubimin në Mitrovicë.
Krasniqi ka thënë se Bedri Hamza është patriot që e mban fjalën.
“Sonte përveç që jemi në shtëpinë e Bedriut, edhe timen, jemi në një qytet me histori të veçanta për Kosovën. Qytetin e intelektualëve, të kulturës e sportit. Qëndresës e sakrificës. Jemi në qytetin e Trepçës, e Ibrit, e Sitnicës”, tha Krasniqi.
“Mitrovica do të jetë më e fortë me Bedri Hamzën. Ne jemi sonte këtu sepse besojmë në Kosovë ma të mirë, mundet e do të bëjë më shumë për secilin prej jush. Ky është misioni ynë. Patriot që e mban fjalën që e jep”, tha ai më tutje.
@ballkani.info Tërmeti' i radhës i PDK-së në Mitrovicë – shpërthen salla kur përmenden Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Marrin pjesë Endriti dhe Klestori
♬ original sound – Ballkani.info







