Qindra qytetarë të Mitrovicës, të rinj e të moshuar, janë bashkuar sonte në një tubim përkrah kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, duke shprehur mbështetje për vizionin e tij për zhvillimin dhe unitetin e qytetit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij tha se Arian Tahiri tashmë nuk përfaqëson vetëm PDK-në, por të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa dallim.

“Mitrovica është bashkuar me Arian Tahirin për të ardhmen e saj. Ai mishëron edukatën, vlerat dhe drejtimin që ky qytet meriton,” – deklaroi Krasniqi.

Ai shtoi se Tahiri përfaqëson vazhdimësinë e një qeverisjeje të mirë, duke vlerësuar lart punën e ish-kryetarit Bedri Hamza, për të cilin tha se “besimin e qytetarëve e ka të shenjtë, ndërsa punën e ka valutë”.

Në fund të fjalës së tij, Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve që më 9 nëntor të votojnë për zhvillim, besim dhe për, siç tha ai, “Mitrovicën që fiton sërish”.