Memli Krasniqi e krahason Glauk Konjufcën me Aleksandër Vuçiqin

Ish-shefat e grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi, janë përplasur me akuza e kundërakuza të rënda.

Krasniqi mbrëmë në “Rubikon” e akuzoi Konjufcën dhe Vetëvendosjen se janë tabloid si i Aleksandër Vuçiqit.

“Ju Vetëvendosja jeni tabloid, e ti je kryeredaktori i tabloideve si të Aleksandër Vuçiqit. Ti e ke një mënyrë aq të poshtër me u shërby me llafe të shehrit e me i shitë si të vërteta, unë nuk të lo”, tha Krasniqi.

Teksa Konjufca i tha se skandalet e PDK-së dhe të Kadri Veselit janë më të mëdhatë, Krasniqi i tha që të mos e përmendë Kadri Veselin, por t’i thotë vetëm kryeministër.

“Kadri Veselin mos e përmend më, u kry puna e tij, prej sot thuaji Kryeministër ose më 6 tetor”, i tha Krasniqi.

Memli Krasniqi i tha Konjufcës që të flasë për Albin Kurtin, i cili e ka djegur Kuvendin.

“Fol për Albin Kurtin për piromanin e Kosovës, për njeriun që e ka kallë Qeverinë dhe Kuvendin”, tha ai.

Kurse Konjufca ia ktheu se Albin Kurtin e njeh populli i Kosovës.

“Albin Kurtin e njeh populli i Kosovës, kurse Kadri Veseli është njeri i nëntokës”, i ka thënë Konjufca.

loading…


Tweet