Udhëheqësit evropianë dhe amerikanë folën të hënën dhe mirëpritën deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se Papa Leo XIV ishte i interesuar të priste bisedimet Rusi-Ukrainë në Vatikan, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, megjithëse Vatikani nuk konfirmoi se Papa kishte bërë një ofertë të tillë.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Trump tha: “Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të priste bisedimet”, transmeton Ballkani.info.

Zyra e kryeministres Meloni tha se liderët evropianë, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, folën me Trump pas telefonatës së tij me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Po punohet për fillimin e menjëhershëm të negociatave ndërmjet palëve që mund të çojnë në një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndërtojnë kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, tha qeveria italiane në një deklaratë.

“Në këtë kuptim, gatishmëria e Atit të Shenjtë për të pritur bisedimet në Vatikan konsiderohet pozitive. “Italia është e gatshme të japë kontributin e saj në lehtësimin e kontakteve dhe punën për paqen,” shtohet në deklaratë. /Ballkani.info/