Meliza Haradinaj, këshilltare e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj e ka thumbuar PDK-në dhe Kadri Veselin për fushatën që po zhvillon, me theks të veçantë një fushatë të mbajtur ditë më parë në Prizren.

“PDK në vitin 2019 mundet me qenë ma kreative se unë në vitin 2013 ? #6YearChallenge”, ka shkruar Meliza Haradinaj, derisa këtij postimi ia ka bashkangjitur edhe fotografitë kur ajo para gjashtë vitesh duket në amfiteatrin e Lidhjes së Prizrenit. /Ballkani.info/

loading…