Vendimi për rinumërim të votave, reagon Meliza Haradinaj: Duartrokas vendimin e PZAP-it

Kandidatja e AAK-së, Meliza Haradinaj- Stublla, ka reaguar pas vendimit të PZAP për rinumërimin e të gjitha votave  me kusht në të gjitha komunat e Kosovë dhe gjitha fletëvotimet nga diaspora vetëm sa i përket kandidatëve nga radhët e AAK-së.

Stublla ka shkruar se “duartrokas vendimin e PZAP-it për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve me kusht në të gjitha komunat, dhe nga diaspora, për kandidatet e AAK-së. Le të zbardhet njëherë e mirë vullneti qytetar”.

Ajo ka ripërsëritur që nuk është përfshirë në vjedhjen e votave, as ajo e as bashkëshorti apo ndonjë familjar e bashkëpunëtor i saj.

“Ky rinumërim është një hap përpara zbardhjes së incizimit të inskenuar që pretendon përfshirjen e bashkëshortit tim në vjedhjen e votave! Përseris, me bindje të plotë që as UNË, as BASHKËSHORTI, e ASNJË familjar e bashkëpunëtor i imi NUK është përfshirë në asnjë nga pretendimet publike që u bënë e po vazhdojnë të bëhen nga pseudo-portale të caktuara sipas porosive të caktuara, dhe t’i jepet fund shpifjeve, fyerjeve, dhe shantazheve në adresë timen dhe të familjes sime”, ka përfunduar Stublla./Ballkani.info.