Meliza Haradinaj bëhet deputete me vetëm 26 vota më shumë se kundërkandidatja e saj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur që t’i sigurojë 8 ulëse në Kuvend të Kosovës në legjislaturën e re, shkruan Ballkani.info.

Në listën e deputetëve nga radhët e AAK-së, është Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Albena Reshitaj dhe Meliza Haradinaj.

Kandidatja Meliza Haradinaj- Stublla ka arritur t’i fitojë 4 mijë e 424 vota, vetëm 26 vota më shumë sesa kandidatja për deputete Albana Bytyqi e cila mori 4 mijë e 398 vota.

Kujtojmë se në qeverinë e kaluar Meliza Haradinaj- Stublla, ka qenë ministere e Punëve të Jashtme./Ballkani.info.