Melisa i tregon të gjitha: Olsa nuk më la të bashkohem me Andin

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë pas daljes nga emisioni, bëhet fjalë për Melisën dhe Andin, ku ky i fundit nga emisioni kishte dal çift me Tean, e që dyshja konfirmoi që ishte vetëm lojë, dhe ajo ishte në një lidhje tjetër.

Pasi shpeshherë ndjekësit kishin kapur dyshen ‘mat’ duke bërë ‘shopping’ e darkuar së bashku. Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e tyre, pasi kjo e fundit publikoj këngën e saj, e që videoklipi i këngës u finalizua me një puthje pasiononte, që më pas përmes disa postimeve në rrjete sociale u shprehen publikisht se janë bashkë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Melisa ka rrëfyer të gjitha detajet nga lidhja e ‘fshehtë’ me Andin dhe marrëdhënien me konkurrentët e tjerë të programit apo autoren, Olsa Muhametin.

Melisa tha se takimet me Andin kanë nisur që kur ata kanë qenë pjesë e “Për’puthen”. Si fillim ajo tha se takoheshin në lokalin e Andit dhe më pas në parking. Melisa tregoi se atë nuk e lejuan që të zhvillonte takime me Andin në emision, me justifikimin se nuk duhej të ndërhynte në pëlqimin mes dy njerëzve (Tea dhe Andi që ishin atë kohë duke zhvilluar takimet dhe ishte çifti më i dashur i publikut)

“Unë kam kërkuar takime me Andin, një ma lejuan shyqyr Zotit. Një tjetër më thanë pse do ndërhysh ti mes pëlqimeve të të tjerëve edhe thashë ok. Ekzistonte një pëlqim aty me çfarë thuhej aty brenda dhe nuk duhej të ndërhyja unë dhe nuk ma lejuan”, tregoi Melisa në ‘Roped with Olsi’.

Ish-konkurrentja tha se me autoren e emisionit, Olsas Muhametin, nuk është ndarë mirë pas largimit nga programi. Madje, ajo bëri nje deklaratë të fortë duke u shprehur: “Olsa më mohoi dashurinë”.

“Jam ndarë shumë mirë në fund me Olsën, por ndodhën disa gjëra fiks pas fundit tim sa le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje. Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt se nuk i dihet kurrë dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime”, u shpreh Melisa.

Ajo nuk harroi që t’i kërkonte falje publikut, që lidhjen me Andin e mbajti të fshehtë për një kohë kaq të gjatë.

Gjithashtu, Melisa tregoi se Andi e ka puthur i pari dhe se ka një kohë që bashkëjeton me të.