Melisa i dedikon këngë Andit, konfirmohet romanca e tyre!

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.

Melisa mori edhe një lumë kritikash për këtë projekt, ndërsa një pjesë e madhe e akuzonte se kishte përdorur auto-tune.

Por, ish-konkurrentja ka vendosur të mos ndalet nga paragjykimet dhe të punojë për një tjetër këngë, për të cilën paralajmëroi fansat pak orë më parë. Kësaj here, Melisa do të vijë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Ky gjest ka sjellë menjëherë reagime tek ndjekësit, të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.