Melindës i dështon mbrëmja në Suedi, njerëzit nuk shprehin interesim për t’i shkuar në koncert
Është një prej rep-artisteve më aktive kur vjen puna tek mbajtja e koncerteve, qoftë brenda apo jashtë Kosovës.
Melinda Ademi shquhet si një prej artisteve shqiptare që ‘e mbushë’ “Insta Story-n” e saj me video e fotografi nga aktivitetet kudo që i mbanë, shkruan Insajderi.
Jo rrallëherë na ka rënë ta shohim duke u mburrur me prezencën e madhe të njerëzve në mbrëmjet e saj, ndonëse një prej tyre nuk e kishte publikuar.
Është fjala për një mbrëmje që e ka mbajtur në Suedi e cila ka dalë të jetë dështim në kuptimin e plotë të fjalës.
Një video të cilën “Review” ka arritur ta sigurojë, shihet performimi i Melindës para një numri simbolik njerëzisht në një prej klubeve në këtë shtet.
Ndonëse hapësira e kulubit nuk duket të jetë edhe aq e madhe, shkaku i numrit të vogël të njerëzve ajo duket sikur të ishte pothuajse e boshatisur.
Nuk është hera e parë që njerëzit nuk shprehin interesim për një artiste shqiptare, sepse në mediat rozë nuk janë të rralla shkrimet për këso ngjarjesh.