Melinda publikon fotografi me veshje të tejdukshme

Këngëtarja dhe reperja Melinda Ademi është shfaqur me veshje të zeza në formë të brendshmesh që vënë në plan të parë figurën e mrekullueshme trupore.

Me këtë veshje, Melinda ka performuar në një koncert të përbashkët me Gjikon në Zvicër.

Në profilin e saj në InstaStory, autorja e shumë hiteve ka shpërndarë edhe video me disa vallëzime atraktive në skenë.