Melinda pozon me rrobabanje, vë në plan të parë pjesën e pasme

Melinda Ademi ka bërë bujë gjatë këtij viti me publikimin e disa projekteve mjaft të pëlqyeshme nga fansat e saj të shumtë.

Në ndërkohë, reperja ka qenë aktive edhe në rrjetet sociale, ku kohë pas kohe ka publikuar imazhe që vënë në pah figurën e saj trupore.

Kështu ka vepruar edhe gjatë të dielës duke postuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me rrobabanje në pishinë, ndërsa në plan të parë ka vënë pjesën e pasme të trupit.

“Kemi vetëm një jetë, jetojeni mirë”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram.

“A po don pak” është kënga më e fundit e Melindës që u publikua me videoklip më 18 gusht dhe numëron afro tre milionë shikime në YouTube.

https://www.instagram.com/p/B2t8Mz5l3Ul/

loading…