Melinda dhe Ledri Vula publikojnë bashkëpunimin “A m’ke dasht”

Të emra të njohura dhe të suksesshëm të estradës janë bërë bashkë për të sjell duetin e parë së bashku.ADVERTISING

Bëhet fjalë për reperen Melinda dhe reperin Ledri Vula të cilët sot (e mërkurën) kanë publikuar bashkëpunimin me titullin “A m’ke dasht”.

Natyrisht, projekti është shoqëruar edhe me një klip të veçantë dhe veror në të cilën të dy artistët u shfaqën në formë të mrekullueshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Melinda mori vëmendje me dukjen atraktive dhe provokuese, teksa të dy u shfaqën plotë stil e sharmë.

Ndërkohë, për tekstin e këngës janë përkujdesur vet artistët bashkë me reperin Gjiko dhe Skerdin.

Producent i këngës është Big Bang nga kompania muzikore ‘RedBox Entertainment’, ndërsa klipi iu besua ‘Entermedia’.

Padyshim projekti që vjen plotë ritëm dhe adrenalinë do të pritet mirë nga ana e fansave të shumtë të dyshes.

Foto: Screenshot/YouTube

Theksojmë që të dy krahas punës për këngë të reja gjatë sezonit veror mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/