Foto

Melinda Ademi shkëlqen me paraqitjet nga New Yorku

Bukuroshja shqiptare, Melinda Ademi, gjatë këtyre ditëve ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo kishte për të performuar nëpër disa vende atje, ndërkohë që ishte aktive edhe me postime në rrjete sociale.

Reperja e njohur ka ndarë disa fotografi ku shfaqet me një fustan të shkurtër ngjyrë blu të errët.

Foto: Screenshot/Instagram

Dukjen e kompletoi me një palë çizme të gjata të zeza, flokë të kapura dhe një grim të lehtë.

E njëjta gjithashtu zgjodhi dhe një palë vathë ngjyrë argjendi, në njërën dorë vendosi aksesorë të ngjashëm e në tjetrën mbante një dorezë blu.

Foto: Screenshot/Instagram

Melinda edhe këtë verë ka qenë në top formë si me koncerte ashtu edhe me projekte muzikore.

Ajo solli disa këngë që bënë bujë të madhe e mblodhën miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram