Melinda Ademi shihet në top formë gjatë stërvitjeve në palestër

Rep-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, përherë komentohet në faqet rozë.

Ajo është aktive edhe në rrjete sociale, derisa ndan informacione sa i përket jetës dhe karrierës profesionale.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka zgjedhur që të ofrojë pamje nga stërvitjet në palestër.

Foto: Instastory

Melinda u pa me një veshje sportive, teksa duke ushtruar vuri në pah të pasmet e formësuara.

Ajo pati rastin që të publikojë edhe video teksa mori një sërë komentesh pozitive nga ndjekësit e saj.

Foto: Instastory

Sa i përket projekteve muzikore, “Qa din ti” është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj.