Melinda Ademi paralajmëron këngën e re “Nashta”, publikon edhe ‘trailerin’ e klipit

Reperja e njohur e skenës, Melinda Ademi, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.

“Nashta” do të mbajë titullin kënga e saj e re, e cila do të jetë ritmike-verore dhe do të publikohet brenda pak ditësh.

Reperja Ademi ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ‘trailerin’ e klipit të ri, në të cilin duket se do të shfaqet mjaft atraktive.

https://www.instagram.com/p/CC9Jyx2DAme/?utm_source=ig_embed

“’Nashta’ vjen së shpejti”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos, duke paralajmëruar kështu këngën e saj të re.

Përndryshe, Melinda ashtu si të gjithë estrada kanë mbetur në pauzë sa i përket mbajtjes së koncerteve, në mungesë të një sezoni veror të zakonshëm shkaku i pandemisë globale COVID-19.

Projekti muzikor paraprak për Melindën mbetet kënga “24 Bars”, e cila është pëlqyer nga fansat e saj.