Melinda Ademi dhe Rina Balaj shkëmbejnë puthje në buzë në klipin e ri

Melinda Ademi dhe Rina Balaj janë dy nga reperet e estradës shqiptare që pëlqehen mjaft shumë nga publiku.

Ato dikur kanë qenë rivale të njëra-tjetrës, ndërsa tani janë bërë mikesha të ngushta.

Bukuroshet së fundmi sollën bashkëpunimin e tyre të parë të quajtur “Tornado”, ndërkohë që kanë marrë vëmendje me disa skena në klip.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment, artistet e njohura shfaqen duke shkëmbyer puthje në buzë.

Kjo është komentuar mjaft shumë në rrjete sociale dhe tanimë është shpërndarë gjithandej.

Kënga veç tjerash u prit mirë nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka kaluar gjysmë milionë klikime në YouTube.

Komentet për duetin përkundrazi kanë qenë shumë pozitive si: ‘Dyshja më e mirë’, ‘Faleminderit që nuk na zhgënjeni asnjëherë’, ‘Super hit’ etj.