Melihate Tërmkolli kundërpërgjigje Akademisë së Serbisë: Kosova është e shqiptarëve është Dardani

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e saj në facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryetarit të Akademisë së Serbisë, si edhe të gjithë zyrtarëve tjerë të Serbisë.

Tërmkolli si përgjigje ka thënë se Kosova nuk ka qenë asnjëherë e Serbisë, dhe se ky vend është territor i shqiptarëve.

Ky reagim nga Tërmkolli vije pasi Partia Demokratike e Serbisë e ish-kryeministrit serb,Vojisllav Koshtunica, i ka reaguar sot kreut të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Vladimir Kostiq, pas i ky i fundit tha se “Kosova nuk është e jona”.

Ja shkrimi i saj:

E kujt është Serbia?!

Kryetari i Akademisë së Serbisë, si edhe të gjithë zyrtarët e Serbisë, dje e sot, e dinë se jo vetëm që Kosova nuk ka qenë asnjëherë e Serbisë, por e dinë edhe atë që më tepër se gjysma e territorit të sotëm të Serbisë nuk është e tyre. Është territor i shqiptarëve, është Kosovë-Dardani.

Po vie koha ta shtrojmë çështjen, jo e kujt është Kosova por “e kujt është Serbia”?!

Kryetari i Akademisë së Serbisë, me gjasë e ka kuptuar këtë më herët se të tjerët!

#MT