Ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli ka reaguar pas emërimit në borde të disa anëtarëve të VV-së.
Tërmkolli thotë se të gjitha vendimet Albini i ka marrë natën ndërsa ndërsa veç kapjen e shtetit e arsyeton në pikë të ditës.
Kur e kapë shtetin VV qenka ç’kapje?! shkruan Tërmkolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Kur e kapë shtetin VV qenka ç’kapje?!
Krejt kjo në kohë coronavirusi!
Madje si Qeveri e shkarkuar!
Interesant, të gjitha vendimet Albini i ka marrë natën, në pikë te natës, veç kapjen e shtetit e arësyeton në pikë të ditës. Po pra, “erdhi dita” me kapë shtetin!
Ç’farë demagogu!
#MT







