Aktorja e famshme 62-vjeçare amerikane, Melanie Griffith, i ka mahnitur fansat e shumtë në Instagram duke postuar fotografi në të brendshme.
Për nevoja të promovimit të linjës së të brendshmeve Kit Undergarments me nënshkrim të stilistëve amerikanë Simone Harouche dhe Jamie Mizrahi, ish-gruaja e aktorit spanjoll Antonio Banderas pozoi me dëshirë në të brendshme të zeza dhe taka.
Falë fotografisë joshëse, aktorja amerikane mori një mori komplimentesh për figurën e bukur në dekadën e saj të shtatë.
Siç zbuloi në një rast, për linjën e saj janë meritore ushtrimet e përkushtuara ku përfshihen pilates dhe vrapimi, dhe regjimi i ushqyerjes me nivel të ulët të karbohidrateve.
Nga lidhjet e dashurisë me aktorët Steven Bauer, Don Johnson dhe Antonio Banderas, Melanie Griffith i ka tre fëmijë – djalin 34-vjeçar Alexander Bauer, dhe dy vajza, 30-vjeçaren Dakota Johnson dhe 23-vjeçaren Stella Banderas.







