Melania Trump humb betejën, Michelle Obama – gruaja më e admiruar në botë!

Ish zonja e parë Michelle Obama është shpallur gruaja më e admiruar në botë për vitin e dytë radhazi.

55 vjeçarja mundi Zonjën e parë aktuale Melania Trump në rezultatet e sondazhit vjetor të Gallup.

Obama ishte e vetmja grua që u rendit me shifra dyshifrore, me 10%. Ndërsa vendin e dytë e mban Trump me 5% të votuesve.

Pas dy Zonjave të Para vjen Oprah Winfrey dhe aktivistja Greta Thunberg që mbajnë vendin e tretë me 3% secila në listën e grave më të admiruara.