Melania Trump i ka kërkuar bashkëshortit të saj, Donald Trump, që të pranojë se i ka humbur zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zonja e Parë është bashkuar në mesin e personave të afërm të Trump që po e këshillojnë atë se ka ardhur koha të pranojë humbjen, shkuan CNN.

Megjithëse ajo nuk ka komentuar ende publikisht zgjedhjet, sipas burimit të CNN thuhet se ky është mendimi i Melanias.

“Ajo e ka propozuar atë, siç bën shpesh,” tha burimi.

Kujtojmë se mbrëmë Trump reagoi pas projeksioneve që e nxjerrin atë humbës të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa fitues Joe Biden.

Trump vazhdoi akuzat e tij se janë manipuluar votat duke thënë se vëzhguesit e demokratëve nuk janë lejuar në dhomat e numërimit.

“Vëzhguesit nuk u lejuan të hyjnë në dhomat e numërimit. Unë fitova zgjedhjet. Kam marr 71 milionë vota legale. Gjëra të këqija ndodhën e të cilat vëzhguesit tanë nuk u lejuan t’i shohin. S’ka ndodhur asnjëherë kështu më përpara. Miliona vota përmes postës u janë dërguar njerëzit të cilët nuk i kanë kërkuar kurrë në rend të parë”, ka shkruar ai.

“71 milionë vota legale. Më së shumti ndonjëherë për një president në detyrë”, ka shkruar Trump në Twitter.