Meksika dërgon në Turqi avionin me qen që shpëtoi shumë jetë në tërmetin e 2017

Meksika po dërgon disa nga qentë e saj të famshëm të kërkimit dhe shpëtimit në Turqi për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve që kanë mbetur nën rrënoja pas tërmetit të së hënës. BBC raporton se një avion me 16 qen në bord u ngrit nga Mexico City më herët gjatë ditës së martë.

Meksika, e cila është e prirur ndaj tërmeteve, ka ekipe shumë të specializuara civile dhe ushtarake, të cilat shpesh vendosen për të ndihmuar kur godasin fatkeqësitë. Qentë fituan zemrat e meksikanëve gjatë tërmetit të vitit 2017 në vend, duke arritur që të shpëtonin shumë jetë që kishin mbetur nën rrënoja.

Një Labrador Retriever i quajtur Frida fitoi famë ndërkombëtare kur u pa duke kërkuar të mbijetuar në Mexico City me syze mbrojtëse dhe çizme. Meksika nuk është i vetmi vend që ka dërguar qen për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit në Turqi dhe Siri.

Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Greqia, Libia, Polonia, Zvicra, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë dërguar gjithashtu qentë e tyre. Kafshët përdoren shpesh në zona ku përdorimi i makinerive të rënda mund të shkaktojë që rrënojat të shemben më tej, duke vënë në rrezik jetën e të mbijetuarve.

Qentë janë të trajnuar për të nuhatur njerëzit dhe për të paralajmëruar mbajtësit e tyre duke lehur dhe gërvishtur tokën ku era është më e fortë./abcnews.al