Mes shumë reagimesh për faturat e energjisë elektrike, ishte edhe i drejtoreshës së Kohës, Flaka Surroi.
Ajo rikujtoi shitjen e KEK-ut në vitin 2013 për 26 milionë euro.
Gazetari Lirim Mehmetaj, përmes një reagimi ndaj këtij postimi të Surroit, thotë se ‘mund t’i ankohet Mimoza Kusari-Lilës’ sepse në kohën e saj, është shitur KEK-u për 26 milionë euro.
Postimi i plotë:
‘Ka dashtë me thanë u shit rrjeti i shpërndarjes së KEK-ut, se KEDS-i s’ka pas qysh me u shit, KEDS-i në fakt e ka ble.
Kritika këtu është me demek që rryma po ju vjen shtrenjtë se është shitë rrjeti i distribucionit atëherë, në vitin 2013.
Në qeveri e ki Mimoza Kusari-Lilën, në kohën e saj është shit, ankoju.
Aq shumë ka problem Vetëvendosja me këtë privatizim saqë Ministren e Tregtisë dhe Industrisë të vitit 2013, Mimoza Kusari-Lilën, e ka shefe të Grupit Parlamentar.
E vërteta është që pse është energjia elektrike shtrenjtë sot s’ka të bëjë me asgjë tjetër, përveçse me qeverinë e Kosovës.
Energjinë elektrike e ka shtrenjtu Martin Berishaj.’
Krejt e dinë.
VIDEO BONUS: Më shtrenjtë jeta në Kosovë se në Gjermani







