Ministrja Artane Rizvanolli përmes një reagimi mbrojti shefen e kabinetit të saj, e kjo nxiti reagimin e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Mehmetaj ka thënë se ministrja Rizvanolli është e dyshuara e radhës për korrupsion dhe hajni masive, e që me punën e saj ia mundësoi një kompanie si NOA të fitojë qindra miliona euro, e në anën tjetër shkruan se si duhet të marrim shembull nga shefja e kabinetit të saj, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai ka thënë se Rizvanolli është Faton Peci, verzioni grua.

Postimi i plotë:

Ministrja që na sugjeron të marrim shembull krimin…

Në një reagim në Facebook, që për nga niveli i argumentimit nuk e barazon as militantin mesatar, Artane Rizvanolli, e dyshuara e radhës për korrupsion dhe hajni masive, që me punën e saj ia mundësoi një kompanie si NOA të fitojë qindra miliona euro, paska shkruar edhe se si duhet të marrim shembull nga shefja e kabinetit të saj.

Ministrja milionere, që s’është e gatshme të ballafaqohet në studio televizive, por që do jetë e detyruar të flas para prokurorit, veç një të vërtetë e paska thënë në statusin e saj.

Këtë që Debat Plusin e ka shikuar për herë të parë në jetë.

A e dini çfarë tmerri është kur ministrja e pranon publikisht që ajo nuk shikon fare emisione. Por, këtë ia besoj. Jo veç Debat Plusin, unë jam i bindur që ajo nuk shikon asgjë që ka lidhje me politikë.

Sepse kjo as që merret me politikë.

Kjo merret me krim, aktivisht.

Jam thellësisht i bindur që “El Chapo”-n në Netflix e ka shiku. Aty janë interesat e saj.

Kjo është Faton Peci, versioni grua.

Edhe ai thoshte “jam i hapur për prokurorinë”, derisa prokuroria ia kërkoi telefonin.

Pastaj u bë i mbyllur me password.

Hajt ministre mos ki dert. Në burg ke kohë sa të duash. Krejt emisionet ke me fillu me i shiku aty.