Titujt akademik

Mehmetaj e shenjëstron Ramabajën: A po të kujtohet adresa ‘Rruga Terazije, numër 41, Beograd, Serbi’?

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi që analisti i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja tha se ai mbrëmë shpifi në adresë të tij lidhur me titujt shkencor që mund t’i ketë.

“A po thuni mu marr edhe me te a? Vec po iu paralajmeroj, ky e ka historine hala ma tragjike se ai mashtruesi tjeter. E ftoj ne debat, atehere. Une ne plan e pata Armend Mujen, po e shtyjme per pak qe don ky me hi pa rend. Paraprakisht per Ramabajen shkon nje pyetje: A po te kujtohet adresa “Rruga Terazije, numer 41, Beograd, Serbi?”, ka shkruar Mehmetaj, transmeton Ballkani.info.

Paraprakisht, sot gjatë ditës, Ramabaja e ka fyer rëndë gazetarin nga Deçani. “Mbëmë, në Debat plus, një dorë e zgjatur e oligokratëve dhe olhokratëve, me paturpësinë që i karakterozon këtë sortë të gazetaërve tanë, shpifi në adresë timen ashtu si duket se e kishin porositur. E vë në dispozicion publik CV time, duke sfiduar këtë maskaradë publike të Lirim Mehmetajt. P.S. Në asnjë publikim timin, qoftë brenda apo jashtë, unë nuk kam shënuar asnjë parashtresë të titujve akademik, përveç titullit shkencor, meqë titujt e tillë lëshuar në kolegjet private nuk i njohin universitetet tona publike, por edhe nuk më bëjnë përshtypje fare”, ka shkruar Ramabaja. /Ballkani.info/