Mehaj viziton kampin e FSK-së ku po mbahet ushtrimi “Iron Support”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kampin e FSK-së në Babaj të Bokës të Komunës së Gjakovës, ku edhe po mbahet ushtrimi fushor “Iron Support”.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku shtohet se Mehaj ka vlerësuar lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në realizimin e detyrave.

“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kampin e FSK-së në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës, ku po mbahet ushtrimi fushor “Iron Support”.Ai vlerësoi lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve nën realizimin e detyrave në këtë ushtrim fushor, ku po marrin pjesë 122 pjesëtarë  me 35 automjete”, thuhet në komunikatë.

Duhet shtuar se, ushtrimi ka filluar në Gjilan, me datë 26 prill, ndërsa prej datës 4 maj deri me 10 maj është faza e ekzaminimit.

Komunikata e plotë:

Ministri Mehaj vizitoi pjesëtarët e FSK-së në Babaj të Bokës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kampin e FSK-së në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës, ku po mbahet ushtrimi fushor “Iron Support”. Me këtë rast, është duke u bërë testimi i kapaciteteve të kompanisë mbështetëse të Regjimentit të parë të Këmbësorisë për “Defender 2023”.

Ministri Mehaj ka parë për së afërmi rrjedhën e këtij ushtrimi fushor, furnizimet, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë.  

Ai vlerësoi lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në realizimin e detyrave në këtë ushtrim fushor, ku po marrin pjesë 122 pjesëtarë  me 35 automjete.

Ushtrimi fushor “Iron Support” ka filluar në Gjilan, më datë 26 prill, kurse prej datës 4 deri më 10 maj është faza e ekzekutimit. Me këtë rast po demonstrohen aftësitë e mbështetjes logjistike si: furnizim, transport,  si dhe aftësitë e mirëmbajtjes.