Mehaj viziton familjen e dëshmorit Bektesh Haliti në Vushtrri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit Bektesh Haliti, në komunën e Vushtrrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se UÇK-ja ishte organizimi më i suksesshëm për të ndalur shtypjen e shqiptarëve.

“Vizitë në familjen e dëshmorit Bektesh Haliti, në komunën e Vushtrrisë. Familjet bujare e atdhetare si familja Bekteshi, gjithmonë kanë qenë vatra të qendresës heroike të cilët nuk rreshten asnjëherë kontributin e sakrificën për liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte organizimi më i suksesshëm për të ndalur shtypjen e shqiptarëve, për këtë ishte i shumë i vetëdijshëm Bektesh Haliti, prandaj edhe u rreshtua përkrahë tyre”, ka shkruar ai.

Sipas tij, falë luftës heroike, sakrificës dhe gjakut të tyre, ne sot jetojmë të lirë e të pavarur.

“Nderimin e mirënjohjen e popullit tonë, do ta kenë gjithmonë”, ka thënë Mehaj.