Ish-ministri i Mbrojtjes

Mehaj fton shqiptarët që t’i kundërvihen Serbisë me fushatë lobuese për pranimin e Kosovës në KiE

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar shqiptarët që t’i kundërvihen Serbisë me fushatë lobuese për pranimin e Kosovës në KiE.

“Tashme dita ditës Kosova po afrohet edhe me shumë drejte anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Duke pasur parasysh që Serbia ka nisur një fushatë kundër pranimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, për të ju kundërvu kësaj fushate të shtetit serb, ftoj gjithë shqiptarët e suksesshme në botë që të vihemi në përkrahje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës,” shkruan Mehaj.

Ai ka ftuar të gjithë ata që janë pjesë e institucioneve të ndryshme që të bashkohen në këtë fushatë.

“Këngëtaret, artistët, futbollistet, biznesmenët, filantropet e shumtë, e shumë e shumë politikan shqiptar që janë pjesë e institucioneve neper vende te ndryshme te Evropës, i ftoj që të bashkohen në fushatën tonë lobuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”

“Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i madh drejte anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian si dhe në aleancën me të fortë ushtarake të vendeve demokratike në botë, pra në aleancën e NATO-së. Anëtarët e Këshillit të Evropës, duhet të dine se është Serbia ajo që po i shkel gjithnjë dhe në vazhdimësi marrëveshjet në raport me Kosovë, dhe shkelje me e re e këtyre marrëveshjeve është fushata që shteti serb e ka ndërmarr kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fund të fundit, qytetaret e Kosovës e meritojnë që shteti i jonë të jetë pjese e këtij mekanizmi evropian. “

Mehaj theksoi se të gjithë bashkë duhet të vihemi në përkrahje të Kosovës sonë, të cilën e kemi amanet nga heronjtë që sakrifikuan gjithëçka patën për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e shteti tonë.

VIDEO BONUS: