Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është deklaruar pas takimit me gjeneralin Wesley Clark, nëpërmjet një konference për media.

Mehaj tha se gjatë takimit gjeneralin Clark, e njoftoj për punënsi dhe për objektivat kryesor të kësaj ministrie, si dhe përkushtimin e Qeverisë Kurti në ngritjen e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe jo vetëm.

Pas takimit Ministri, Mehaj poashtu ka bërë të ditur se për nder të gjeneralit Clark, shkolla e oficerëve të FSK-së do të emërohet “Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clark”.

Ai ka thënë se kjo është më e pakta që Kosova mund të bëjë për gjeneralin që dha shumë për vendin tonë.

“Kjo ka domethënie të madhe për ushtrinë e Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Sot për nder të gjeneralit do të emëroj shkollën tonë të oficerëve “Qendra e Studimeve Universitare Wesley Clark”. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për gjeneralin”, u shpreh Mehaj.