Megjithë reagimin, shoferi i Kurtit ende figuron si këshilltar politik i tij FOTO

Gjatë ditës së sotshme në media ka qarkulluar një lajm se aktivisti i VV-së, Liman Hoti është këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti.

Hoti, që gjithmonë si aktivistë i VV-së ka qenë shofer i Kurtit, përmes një postimi ka treguar se vazhdon të jetë i tillë

“Lajmi qe po qarkullon per mua se gjoja jam emruar si keshilltar i kryeministrit Kurti eshte teresisht i pavertete. Une si aktivist i Levizjes kam qene shoqerues i Albinit dhe vazhdoj ta kem te njejtin angazhim”, ka shkruar ai.

Hoti e ka paraqitur edhe kontratën që ka në kryeministri ku shkruan se është vozitës i kryeministrit.

Megjithatë, Ballkani.info ka para që në sistemin qeveritar, shoferi i Albin Kurtit, Liman Hoti, ende figuron si këshilltar politik.

Se Hoti ka qenë shofer personal i Albin Kurtit, dëshmohet edhe në një video të bërë nga vetë kryeministri, gjatë kohës së fushatës së fundit të zgjedhjeve të mbajtura me 6 tetor.