Komisionari i Bashkimit Europian(BE), Johannes Hahn sot po e viziton Kosovën.

Deputetët e Listës Serbe janë takuar me komisonarin për zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn.

Që nga mesdita e ditës së djeshme, deputët e Listës Serbe kishin qëndruar në Kuvendin e Kosovës madje duke e kaluar natën me qëllim të realizimit të takimit me Hahn, raporton Ballkani.info

Komisionari i Bashkimit Europian për zgjerim, Johannes Hahn ka takuar deputetët e Listës Serbe në hollin e Kuvendit, jo në zyrën e Listës Serbe.

Ballkani.info ka siguruar fotografi eksluzive nga ky takim i Johannes Hahn me deputetët e Listës Serbe që po kërkojnë nga ai presion ndaj institucioneve të Kosovës për heqjen e taksës. /Ballkani.info/