Meghan Markle flet kundër ligjit për abortin në SHBA: “Unë kam humbur një fëmijë dhe ky nuk është turp”

Vendimi kundër abortit në SHBA ka ngjallur reagime të shumta nga shumë personazhe dhe artistë. Pjesa më e madhe e tyre janë bërë bashkë për të bërtitur me zë të lartë “Trupi im, zgjedhja ime”.

Shumë prisnin një qëndrim nga Meghan Markle, një feministe e bindur dhe që gjithmonë ka ngritur zërin për betejat e grave, nga leja me pagesë, deri te barazia në punë. Në një intervistë të gjatë të Dukeshës së Sussex-it për Vogue, në ajo komenton vendimin e Gjykatës së Lartë Amerikane për të rrëzuar vendimin historik Roe vs Wade dhe përsërit qartë se “gjithmonë duhet të jetë liria e zgjedhjes “sepse” askush nuk duhet të detyrohet të marrë një vendim që nuk dëshiron ta marrë”, por jo vetëm. Gruaja e Princit Harry flet në vetën e parë dhe për sa i përket abortit.

“Vendimi i 24 qershorit të kaluar tashmë ka një ndikim të fortë në trupat dhe jetën e grave që “po ndajnë histori se si është rrezikuar siguria e tyre fizike”. Një rrezik i dukshëm dhe i frikshëm. “Çfarë u thotë kjo grave?” pyet Markle, “na tregon se siguria jonë fizike nuk ka rëndësi dhe, rrjedhimisht, se ne nuk kemi rëndësi. Por, ne kemi rëndësi. Femrat kanë rëndësi. Këto probleme janë sistematike, të ndërlidhura dhe të parandalueshme. Gratë me ngjyrë janë më të goditurat nga këto vendime, sepse shumica prej nesh nuk kanë të njëjtën akses në kujdesin shëndetësor, mundësitë ekonomike, burimet e shëndetit mendor dhe lista vazhdon. Zgjidhja? Mos rrini duarkryq, “kanalizoni gjithë frikën në veprim” tashmë me zgjedhjet afatmesme, “dëgjoni vërtet njerëzit” dhe gjithashtu përfshini burrat në këtë betejë, sepse ato janë “vendime që ndikojnë në marrëdhëniet, familjet dhe komunitetet në përgjithësi”.

Meghan Markle foli për përvojën e saj të abortit: “Kam pasur një abort, humbja e një fëmije është një dhimbje e padurueshme”, ka shkruar Dukesha, tashmë nëna e Archie dhe Lilibet, “një përvojë e jetuar nga shumë njerëz, por që pakkush flet. Biseda për këtë temë mbetet një tabu, plot turp të pajustifikuar”. Sot Meghan përsërit se “ajo që ndodh me trupin tonë është kaq thellësisht personale, saqë mund të çojë edhe në heshtje dhe stigmë […] Unë e di se si është të bësh një abort, kam folur publikisht për të. Sa më shumë ta normalizojmë bisedën për gjërat që ndikojnë në jetën dhe trupin tonë, aq më shumë njerëzit do të kuptojnë se sa e nevojshme është të kemi mbrojtje në këtë drejtim”.