Dukesha e Monarkisë britanike, Meghan Markle, ka kërkuar që foshnja e saj të lindë në mënyrë natyrale, në pallatin e saj, edhe pse rregullat e monarkisë janë të atilla që nuk e lejojnë një gjë të tillë të ndodhë.

Dukesha për momentin është duke qëndruar në pallatin Windsor, së bashku me princin Harry, dhe pritet që dita ditës, princi i vogël të vijë në jetë.

Ajo është nën shoqërimin e nënës së saj, Doria Ragland. Tashmë, Markle e ka kaluar datën e parashikuar për të lindur, që 7 ditë, duke bërë kështu që të rritet numri i thashethemeve se ajo tashmë ka lindur.

Pa marrë parasysh kërkesës së saj, Markle pritet që ta lind foshnjën e saj në spitalin, i cili gjendet 9km larg pallatit.