Deputeti i VV-së

Mefail Bajqinovcit të VV-së “nuk ia ndinë” për masat ndaluese, i shkelë ato duke pirë kafe brenda lokalit FOTO

Masat e reja për lejimin e punës së gastronomisë edhe me shërbim të klientëve do të lejohen prej 1 qershorit në Kosovë.

Këto masa do të vlejnë duke i respektuar udhëzimet e institucioneve të shëndetësisë, duke e mbajtur distancën ndërmjet tavolinave, shërbimi të bëhet me paska, të ketë shërbim në terresa, e më pak në ambiente të mbyllura, etj.

Mirëpo, duket se një deputetit po ngutet më shumë se tjerëve që të frekuentojë kafenetë para vendimit të 1 qershorit.

Bëhet fjalë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

E pikërisht partia e Bajqinovcit e drejton Ministrinë e Shëndetësisë, dikaster ky që vendos për masat që duhet përfillur gjata pandemisë me koronavirus.

Ballkani.info ka siguruar fotografi të Bajqinovcit i cili i ka shkelur këto rregulla, duke qëndruar në një lokal të Prishtinës, sonte.

Ai shihet i shoqëruar edhe nga dy persona tjerë, derisa qëndron brenda lokalit në qendër të Prishtinës. /Ballkani.info/