Mediumi zviceran shkruan për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Mediumi prestigjioz “20 minuten”, i kushtoi një artikull vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

“Dy burra me një makinë zvicerane thuhet se e kanë vrarë një 18-vjeçare në Kosovë”, është titulli i mediumit 20 minuten.

Mediumi i referohet medieve Kosovare duke thënë se dy burra dyshohet se e kanë vrarë një vajzë 18-vjeçare.

Të dyshuarit janë parë të dielën në një “Audi” me targa zvicerane.

“Ata e dërguan trupin e pajetë të 18-vjeçares M.O. në spitalin e Ferizajt, pastaj ikën me “Audi” të tyre me targa zvicerane. Dy burrat akuzohen për vrasjen e një gruaje në Kosovën jugore. I dyshuari A.S (32 vjeç) është arrestuar nga policia, kurse burri tjetër D.K (29 vjeç) është ende në arrati”, shkruan 20 minuten.

Të dy u filmuan kur e çuan 18-vjeçaren në spital në Ferizaj pasditen e së dieles.

Ajo dyshohet se vdiq si pasojë e keqtrajtimit. Duke përdorur imazhet nga kamerat e vëzhgimit të spitalit, autoritetet ishin në gjendje të gjenin burrat dhe vendin e krimi.: Krimi thuhet se është kryer në një ndërtesë banimi në Ferizaj.

Hetimi është duke vazhduar dhe kërkimi për të dyshuarin e dytë vazhdon.

Kufoma e M.O. aktualisht është duke u ekzaminuar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë.