Viktor Orban

Mediumi serb: Dhëndri i Orbanit i blen 11 zyre në Beograd

Marrëdhënia ndërmjet Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, dhe Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, është e afërt.

Mediumi Forbes në Serbi ka bërë një raportim interesant në lidhje me Orbanin.

Sipas këtij medium, dhëndri i Orbanit, Istvan Tiborc, ka investuar goxha para në Beograd.

Më saktë, sipas Forbesit serb, kompania Diofa Fund Management ka blerë disa zyre në Beogradin e ri, e cila kompani është pjeë e një grupi të udhëhequr nga dhëndri i Orbanit.

Më saktë, kjo kompani ka blerë 11 zyre në Beograd, të cilat zyre janë goxha luksoze.