Arbër Hoxha

Mediumi kroat kritikon Arbër Hoxhën: E humbi topin 17 herë, ishte një nga më të dobëtit në fushë!

Dinamo Zagreb është mposhtur në Maksimir nga Lokomotiva me rezultat 3:0 në ndeshjen e sotme.

Në ndeshjen e sotme debutuan Arbër Hoxha dhe Moreno Zivkovic, dy futbollistë që Jakirovic i zgjodhi dhe i solli për të forcuar skuadrën e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

Media kroate, Index Hr, raporton se dy lojtarët në fjalë ishin më të dobëtit në fushë kundër Lokomotivës.

Me vlerësime përkatësisht 6.4 dhe 6.5 sipas Sofascore, kjo dyshe, së bashku me Martin Baturinën që u ndal në 6.4, ishin më të dobëtit për Dinamon. Me Hoxhën bie më shumë në sy fakti që humbi 17 herë topin. /Ballkani.info