Mëditje, dreka e karburante – shpenzimet e luksit u shumëfishuan në kohën e Haskukës në Prizren

Shpenzime luksi shumëfish më të mëdha janë shënuar në komunën e Prizrenit që prej se me të udhëheq Mytaher Haskuka i VV-së. Në një tabelë krahasuese të nxjerrur nga Partia Demokratike e Kosovës, shihet se gjatë kryesimit të Haskukës janë rritur dukshëm harxhimet.

Kësisoj gjatë vitit 2017, kur këtë komunë e udhëhiqte PDK, shpenzime për udhëtime jashtë vendit ishin 882 euro.

Gjatë viteve 2018 e 2019 kur këtë komunë e qeveriste VV, këto shpenzime kanë arritur në 19 mijë e 619 euro, respektivisht 21 mijë e 320 euro.

Mëditjet për zyrtarët ndërkaq janë 16-fishuar. Nga 1 mijë e 891 sa ishin më 2017 në kohë të PDK-së, në udhëheqjen e VV-së këto kanë arritur në 16 mijë e 545, respektivisht 16 mijë e 434.

Për internet, më 2017 janë harxhuar 6 mijë e 459 euro, ndërkaq që më 2018 e 2019, 15 mijë e 530 euro, respektivisht 12 mijë e 504 euro.

PDK thotë se shpenzimet janë rritur po ashtu edhe për dreka zyrtare dhe akomodim