Mediat zvicerane: Kaq ishte shpejtësia e veturës së menaxherit të Azetit, pak para tragjedisë (VIDEO)

Në mëngjesin e sotëm u konfirmua vdekja e menaxherit Sefa Kaya si shkak i një aksidenti me veturë.

Një kosovar me inicialet L.S është rrëfyer për gazetën ’20 min’ rreth aksidentit të shtetasit zviceran Sefa Kaya.

Gjatë rrëfimit dëshmitari tha se pak minuta para aksidentit ai kishte parë makinën e menagjerit të Azet tek po kalonte pranë një pompe të benzinës në një shpejtsti të madhe që sipas tij ishte diku rreth 160 km/h.

Rreth 15 minuta më vonë, dëshmitari kishte kaluar në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti, i cili kishte ndodhur rreth tri kilometra prej pompës së benzinës ku ata po qëndronin.

“Nuk mund ta përshkruar këtë moment. Nuk mund ta identifikoje as markën e veturës. U prekëm shumë”, tha ai.