Mediat serbe raportojnë se sot pjesëtarët e Policës së Kosovës sot kanë nisur t’i konfiskojnë targat e Serbisë në Ranillugë dhe Ropotovën e Madhe.

Kjo, sipas këtyre mediave, ka ardhur pas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj i cili mbrëmë tha se së shpejti do të nisin masat reciproke edhe ndaj veturave me targa të Serbisë.

Megjithatë, Limaj fjalën e ka pasur për reciprocitetin në kufi, aty ku Serbia nuk lejon që me targa RKS të hyhet në Serbi, shkruan Ballkani.info.

Këtë lajm e ka hedhur poshtë Policia e Kosovës duke thënë se bëhet fjalë për propagandë dhe se nuk është e vërtetë.

Të gjitha mediat serbe e kanë dhënë këtë lajm. /Ballkani.info/