Kryeredaktori i ”BLIC”-it serb, Ivan Jovanoviq, në një intervistë të dhënë për emisionin ”Novi dan” të televizionit rajonal ”TV N1”, duke komentuar renditjen e ulëseve në shënimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, është shprehur se po e shqetëson edhe mungesa e ndjeshmërisë në Serbi.

”Po e dërgojmë atje kryetarin, ai i gjori nuk e di se ku do të vendoset, ambasada e Serbisë në Paris është dashur ta dijë protokollin”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Ballkani.info.

Jovanoviq ka shtuar se është mirë që Serbia nuk ka ngritur tension apo dërguar nota proteste.
”Kryetari ka premtuar se do ta presim Makronin në mënyrë madhështore, por do të duhet që ta pyesim se çfarë ndodhi vërtet atje”, ka thënë ai./Ballkani.info/