Shumë pak kohë pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, mediat ndërkombëtare kanë shkruar për këtë ngjarje.
Dhe jo vetëm mediat ndërkombëtare, por edhe ato serbe i kanë dhënë jehonë të madhe sidomos dorëheqjes së Thaçit, shkruan Ballkani.info.

“Thaçi jep dorëheqje”, “Presidenti i institucioneve të përkoheshme të Prishtinës jep dorëheqje”, janë disa nga titujt e mediave serbe.


“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dorëhiqet për t’u përballur me akuzat për krime lufte në gjykatë ndërkombëtare”, është titulli i Associated Press.
Të njëjtin titull ia ka vënë artikullit edhe The Ëashington Post që po ashtu ka raportuar për këtë veprim të Thaçit.
“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dorëhiqet për t’u përballur me akuzat për krime lufte në gjykatë ndërkombëtare”, është titulli që ia ka vënë The Ëashington Post.







