Mediat serbe: Macron i fton urgjentisht Thaçin e Vuçiqin në takim

Dy presidentët, ai i Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Të dy mbrëmë kanë realizuar takime të ndara me Presidentin e Francës Emannuel Macron, por mediat serbe shkruajnë se shefi i shteti francez i ka ftuar dy zyrtarët nga Ballkani në një takim urgjent.

Sipas, Blicit serb, Vuçiq është larguar nga Paneli për multilateralizëm në kuadër të Forumit të Parisit.

“Makron dëshiron të takohet me Vuçiqin e pastaj edhe në një takim të përbashkët me Vuçiqin dhe Thaçin” ka thënë një burim diplomatik për gazetën e Beogradit “Blic”.

loading…