Predrag Boshkoviq

Mediat serbe e ‘gozhdojnë’ ministrin malazez, vetëm pse ai Kosovën e quajti vend mik

Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Dhe kjo vizitë, si dhe deklaratat në konferencë të përbashkët me homologun e tij kosovar, Rrustem Berisha, kanë ngritur shumë polemika në Serbi.

Mediat kryesore në shtetin fqinj ‘ia kanë zënë për të madhe’ ministrit malazez se Kosovën e ka quajtur vend mik i sinqert i Malit të Zi.

“Gisht në sy. Ministri malazez i Mbrojtjes sot në Prishtinë Kosovën e quajti ‘mik të sinqert’, kurse pati mesazh edhe për Serbinë”, është titulli kryesor i gazetës serbe ‘blic’, transmeton Ballkani.info.

“Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë. Me këtë rast ai Kosovën e quajti ‘mik të sinqert’ të Malit të Zi, por mesazh i dërgoi edhe Serbisë. Ai, reagimin e Serbisë për dërgimin e oficerëve në Kosovë e ka quajtur emotiv, kurse çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës e ka vlerësuar ‘çështje e brendshme e vendit fqinj’”, shkruan “blic”.

Boshkoviq, tutije citon gazeta serbe, ka thënë se vendi i tij nuk përzerihet në punët e brendshme të Kosovës kur bëhet fjalë për transforimin e FSK-së në ushtri. /Ballkani.info/