Mediat serbe: Clinton, Albright dhe Clark u pritën në Kosovë si mbretër (FOTO)

Mediat serbe i kanë kushtuar artikuj të shumtë shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe vizitës së ish presidentit Bill Clinton dhe ish sekretares Madeleine Albright në Kosovë.

Me tituj ironizues dhe përqeshës, këto media janë munduar ta minimizojnë këtë ngjarje historike.

“Clinton, Albright dhe Clark në Prishtinë u pritën si mbretër, kurse ata nuk e lëshuan mundësinë që ta arsyetojnë bombardimin e NATO-s”, është titulli i gazetës më të madhe serbe, “Blic”, transmeton Ballkani.info.

“U ndanë mirënjohje dhe falemnderime në të gjitha anët, darka solemne, pritje… Kështu duke dje dhe sot Prishtina, ku autoritetet e atjeshme shënojnë 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë”, thuhet tutje në artikull.

Sipas këtij shkrimi dhe të tjerëve si ky, politikanët kosovarë këtë ditë e shënojnë si çlirim nga terrori serb.

“Të ftuar pati shumë, në mesin e tyre edhe ata që Kosova vlen, duke iu falemnderuar atyre, si shtet i pavarur dhe të cilët më së shumti kanë punuar për “gjënë kosovare”, është një paragraf tjetër.

Në këtë shkrim janë publikuar edhe fotografi të shumta nga darka e mbrëmshme, pritja po ashtu e djeshme që iu bë Clintonit dhe Albrightit nga krerët e shtetit, si dhe postimet në Facebook. /Ballkani.info/