Mediat ruse raportojnë se qeveria e kryeministrit Dmitry Medvedev i ka dorëzuar dorëheqjen e saj Presidentit Vladimir Putin.

Disa agjenci lokale të lajmeve shkruan se Putin do të vendosë për përbërjen e qeverisë së re.

Interfax tha, pa dhënë burimin e tij, se Putin ka udhëzuar qeverinë në largim që të kryejë detyrat e saj deri sa të jetë krijuar një administratë e re.

Mediumi shtoi se Putin planifikon të krijojë pozicionin e sekretarit të Këshillit të Sigurisë Ruse dhe se kjo do t’i ofrohet Medvedevit, shkruan RFE.